Remitancat nën ndikimin e korona krizës
Pse për Maqedoninë e Veriut bëhet edhe më e rëndësishme masa e rezervave në valutë të huaj? Posedimi i një niveli adekuat të rezervave valutore nënkupton mbajtjen e një likuiditeti të kënaqur si dhe mbështetjen dhe ruajtjen e besimit në politika monetare dhe kursin e këmbimit, si dhe aftësisë për ndërhyrje në kontekstin e mbështetjes së valutës nacionale
Ashtu si pandemia e shkaktuar nga korona virusi po godet punëzënien dhe pagat në shumë sektorë të ekonomisë globale, gjithnjë e më e mundshme po duket një ulje e flukseve të parave dërguar në vendin mëmë për punëtorët që punojnë jashtë vendit. Si duket vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta do të goditen edhe në rrafshin e dërgesave ndërkombëtare e që mund të jenë thelbësore në thellimin e krizës. Prandaj, paketat stimuluese për ekonomitë e avancuara rrjedhimisht përmirësojnë edhe ekonomitë në zhvillim ashtu si këto paketa bëhen të suksesshme dhe rikuperojnë ekonomitë e vendeve të zhvilluara.
Remitancat i referohen një shumë të parave që dërgohen ose transferohen drejt një pale vjetër pa ndonjë kompensim, e në të shumtën e rasteve këto dërgesa kanë të bëjnë me flukset e parave që emigrantët ju paguajnë familjeve dhe miqve të tyre në vendin mëmë. Pjesa më e madhe e remitancave janë shuma të vogla të parave të dërguara drejt familjes e të shpenzuara për nevoja të përditshme: ushqim, arsim, shëndetësi etj. Në bazë të Raporteve të Bankës Botërore për Migrim dhe Zhvillim për vitin 2019 në suaza botërore, rreth 200 milion punëtorë emigrantë kanë dërguar rreth 715 miliard $ në shtëpitë e tyre. Duke i ditur shkallët e larta të transfereve jo formale të këtyre dërgesave kjo shifër duket të jetë shumë më e lartë.(Rilind ADEMI, koha.mk)























