BONEVET dhuroi 300 mburoja të fytyrës Odës së Fizioterapeutëve
Sharr Travel

BONEVET dhuroi 300 mburoja të fytyrës Odës së Fizioterapeutëve

Sot më datën 18.05.2020, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka pranuar një donacion prej 300 mburoja të fytyrës (Face Shield) nga Organizata jo-fitimprurëse BONEVET, të cilat do t’u dorëzohen kolegëve tanë të fizioterapisë.

Ky donacion i bashkohet më shumë se 6,000 mburojave tjera që BONEVET ka dhënë gjatë kësaj pandemie, kryesisht për punëtorët shëndetësor në Kosovë. Këto mburoja rekomandohen si masë mbrojtëse esenciale kundër virusit.

Sot po ashtu ky donacion ka një vlerë shumë të madhe për ne, pasi që përkon edhe me fillimin e punës së Fizioterapeutëve rekomanduar për fazën e II-të nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

OFTK falënderon kompaninë BONEVET , veçanërisht z.Arbër Lleshi, drejtor menaxhues në BONEVET dhe anëtarin e Odës Hedon Lleshi, për iniciativën e marrë për ta ofruar këtë donacion i cili do të shërbejë në mbrojtje më të mirë të Fizioterapeutëve.


MË SHUME NGA Shëndetësi