Gjermania e Franca propozojnë fondin e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së
BKT
Ekonomi

Gjermania e Franca propozojnë fondin e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së

Drejtuesit e Gjermanisë dhe Francës kanë propozuar të hënën një fond rimëkëmbje prej 500 miliardë euro për ekonomitë europiane të goditura nga pandemia.

Fondi i propozuar do të përdoret për të ndihmuar sektorët dhe rajonet që preken veçanërisht nga shpërthimi i virusit.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se në bazë të propozimit, 27 vendet e BE do të huazonin së bashku në tregjet financiare dhe do të përdorin 500 miliardë euro për të sjellë financim në sektorët ekonomikë më të goditur.

“Ne po propozojmë të bëjmë transferime të vërteta të parave… që është një hap i madh,” tha ai.

Të dy udhëheqësit thanë që ata do të kërkojnë një “marrëveshje të shpejtë” mbi buxhetin e BE-së dhe fondin e propozuar të rimëkëmbjes, i cili ka të ngjarë të përballet me rezistencë nga ana e antarëve të tjerë të bllokut, siç është Hollanda.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “për shkak të natyrës së pazakontë të krizës ne po zgjedhim një rrugë të pazakontë.”

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se e mirëpret propozimin./AP


MË SHUME NGA Ekonomi