Shfuqizohet vendimi për lirimin e TVSh-së në importet e grurit dhe miellit
Shfuqizohet Vendimi Nr. 28/2020 i datës 23.03.2020 për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së në importet e grurit dhe miellit, për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës .
Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin nr. 28/2020 të datës 23.03.2020 të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është SHFUQIZUAR me Vendimin e ri të Ministrit Nr.28/2020-1 të datës 08.05.2020.
Prandaj, meqenëse Vendimi për shfuqizim të Vendimit paraprak ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, të gjithë tatimpaguesit tani e tutje do të vazhdojnë t’i respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe doganor.
ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!























