Mustafa: Do t’i kompensojmë bujqit brenda mundësive buxhetore

Mustafa: Do t’i kompensojmë bujqit brenda mundësive buxhetore

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka treguar se ka qenë në fshatrat të cilat janë dëmtuar nga reshjet e shiut dhe breshri.

Mustafa ka shkruar në Facebook se pas pranimit të raporteve të vlerësimit të dëmeve do të kompensohen bujqit sipas mundësive buxhetore të ministrisë.

“Këto 48 orët e fundit janë shkaktuar shumë dëme në bujqësi nga breshëri dhe vërshimet. Pashë nga afër këto dëme në Therandë, Mamushë, Rahovec dhe Prizren. Pas pranimit të raporteve të vlerësimit të dëmeve do të kompensojmë këta bujq brenda mundësive buxhetore të Ministrisë”, ka shkruar Mustafa.