Bullgaria ndryshoi TVSH-në për restorantet dhe hotelet

Bullgaria ndryshoi TVSH-në për restorantet dhe hotelet

Propozimi i GERB-it dhe i Patriotëve të Bashkuar për pakësimin e TVSH-së për restorantet, shërbimet e kampimit dhe librat u miratua në lexim të parë.

Që nga data 1 korrik i këtij viti deri në fund të 2021-ës ata duhet t’i paguajnë shtetit 9% të TVSH-së. Parashikohen edhe kuponë për pushime në bazat shtetërore për mjekët, policët dhe nëpunësit në vijën e parë të luftimit të koronavirusit. Pritet që ndryshimet të votohen në sallën plenare javët e ardhshme.