75% nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi, gati 1/3 për pushime

75% nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi, gati 1/3 për pushime

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave flasin për një rënie me 97% të numrit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në vend gjatë prillit.

Por, pavarësisht kësaj, janë rreth 25 mijë shtetas, mes të cilëve 12 mijë të huaj, ata që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë prillit, muaj i cili ka qenë me kufijtë e mbyllur plotësisht. Por si shpjegohet kjo shifër? Të dhënat e Instat tregojnë se pjesa dërrmuese e tyre, rreth 9 mijë shtetas të huaj, ose 75% e totalit, kanë ardhur nga vendet fqinje, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Një tjetër e dhënë tregon se rreth 3500 të huaj kanë ardhur në vend për pushime, rreth 500 e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si vend tranzit ndërkohë që rreth 8 mijë janë për qëllime pune dhe biznesi. Duke parë këto shifra, mund të deduktojmë se pjesa më e madhe e shifrës prej 12 mijë të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, rreth 66%, të kenë qenë për punë, dhe me gjasa kryesisht në tregti, e cila në masë ka vijuar aktivitetin, sidomos nga toka përgjatë muajve të karantinës.

Madje, numri i atyre që kanë vizituar Shqipërinë për qëllime pune gjatë prillit ka rënë minimalist krahasuar me Prillin e 2019-ës me vetëm 600 individë. Pjesa tjetër, rreth 3500 shtetas të huaj që kanë hyrë në vendin tonë për pushime gjatë prillit, me shumë gjasa janë në masë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të cilët mund të kenë shtëpi pushimi ose të afërm në Shqipëri, dhe të cilët pavarësisht bllokimit ja kanë dalë të kalojnë kufirin.