Gërxhaliu:Të rriten kapacitetet në qendrat e regjistrimit të automjeteve

Gërxhaliu:Të rriten kapacitetet në qendrat e regjistrimit të automjeteve

Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, tha nuk ka pore ekonomike që nuk është goditur nga koronavirusi, në këtë drejtim krahas ndërtimtarisë, gastronomisë, agjencive turistike.

"Nga pandemia janë goditur edhe kompanitë e sigurimeve dhe mbyllja e qendrave për regjistrim për më shumë se dy muaj krijoi probleme në këtë sektor.  Sot në Kosovë janë afër 150 mijë vetura të pa regjistruara, ndërsa qarkullimi është pa asnjë pengesë, vetëm gjate kohes se pandemise janë mbi 50 mijë që nuk janë regjistruar, për shkak se Qendrat e regjistrimit kanë qenë të mbyllura. Kush do t’i mbuloj dëmet në qoftë se veturat nuk kanë bërë sigurime dhe kush do ta mbaj përgjegjësinë në qoftë se nuk ka vetura të regjistruara? Kjo eshte barre shtese per kompanite e sigurimeve sepse i paguajne edhe demet e automjeteve te pasiguruara. Në këtë drejtim është një ngufatje, e cila në të ardhmen do ta rritë mundësinë e keqpërdorimeve. Mundësitë për aksidente janë vërtet evidente. Në këtë drejtim është koha që sa më shpejt të mbështeten këta sektorë”, deklaron Gërxhaliu.

Edhe Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, në vazhdimësi ka kërkuar të hapen qendrat e regjistrimit të automjeteve. "Ne në vazhdimësi kemi kërkuar që qendrat të hapen, pasi që pas pandemisë do të ketë më shumë kërkesa për regjistrim", tha ai.