Panairi IFA 2020 mbahet në shtator në Berlin
Sharr Travel

Panairi IFA 2020 mbahet në shtator në Berlin

Panairit nderkombetar të elektronikës konsumuese IFA  i është dhënë drita e gjelbër që të organizojë edicionin e vet më të ri sivjet Berlin, bazuar në një koncept të veçantë i cili vendos në rend të parë shëndetin dhe sigurinë.

Ngjarja e cila do të zhvillohet gjatë tri ditëve, nga 3 deri më 5 shtator, IFA-2020 Special Edition do t’i përshtatet kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë COVID-19. Në këtë aktivitet do të ketë numër të kufizuar të pjesëmarrësve dhe do të përqendrohet në katër funksionet thelbësore globale të IFA-s, të cilat janë:

 1. Paraqitja e brendeve inovative;

 2. Platforma për teknologjitë kryesore

3. Aktivitet mbështetës për OEM dhe ODM si dhe

4. Prezantimi i përbashkët i brendeve dhe shitësve.

IFA 2020 do të jetë mundësi e mirë që prodhuesit e pajisjeve elektronike për konsumatorët dhe industritë e pajisjeve shtëpiake që të prezantojnë produkte dhe shërbime të reja direkt në media dhe përmes tyre te konsumatorët dhe tregtarët. Ngjarja vjen gjithashtu në një moment të rëndësishëm për markat, prodhuesit dhe shitësit me pakicë në të gjithë botën, vetëm përpara sezonit më të rëndësishëm të blerjeve të vitit që shtrihet nga Black Friday dhe Dita e Beqareve deri në Cyber Monday, Krishtlindje dhe më gjerë. Jens Heithecker, Drejtori Ekzekutiv i IFA-s në Berlin, tha se industria e teknologjisë ka nevojë për shfaqjeje të inovacionit.  “Pas gjithë anulimeve të ngjarjeve gjatë muajve të fundit, industria jonë ka nevojë urgjente për një platformë ku mund të shfaqë inovacionin e saj, në mënyrë që të mund të rikuperohet dhe të kthehet. Rimëkëmbja e industrisë sonë fillon këtu në IFA Berlin. “Ngjarjet virtuale ishin të dobishme, por atyre u mungonin përvojat praktike dhe lidhjet njerëzore që i bëjnë ngjarjet si IFA Berlin tepër të dobishme”, tha Heithecker. Koncepti për IFA 2020 u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e shëndetit publik në Gjermani për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve. Organizatorët do të sigurohen që distancimi social, kontrolli i kujdesshëm i turmës dhe masa të tjera efektive të higjienës publike janë në nivel. Si rezultat, IFA 2020 nuk do të jetë i hapur për publikun, por do të zhvillohet si një ngjarje vetëm me ftesë. IFA e këtij viti do të drejtohet në mënyrë efektive si katër ngjarje më vete, me jo më shumë se 1.000 pjesëmarrës për çdo ngjarje në ditë. Ndërsa organizatorët shpresojnë se situata e përgjithshme e shëndetit publik do të përmirësohet nga tani deri në shtator edhe pse do te respektohen masat strikte te sigurisë për pjesëmarrësit!
 


MË SHUME NGA Ekonomi