Kufizimet nga pandemia e COVID-19 i kushtuan 450 miliardë euro Francës
Sharr Travel

Kufizimet nga pandemia e COVID-19 i kushtuan 450 miliardë euro Francës

Masat kundër Coronavirusit i kanë kushtuar 450 miliardë euro Francës, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Brune Le Maire.

Qeveria franceze i ka zbatuar disa masa nga mesi i muajit mars për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke përfshirë këtu pezullimin e vendeve të punës dhe ofrimin e pagave, ofrimin e huave të garantuara nga shteti dhe lirimin nga taksat, përcjell Telegrafi.

“Nëse marrim gjithçka që është bërë me buxhetin dhe në përkrahje të bizneseve, shuma është 450 miliardë euro, apo 20 për qind e pasurisë kombëtare”, tha Le Maire.

Gjithashtu, ai shtoi se huat e garantuara nga shteti, për të cilat është vendosur një kufi prej 300 miliardë eurove, do të kenë ndikim në buxhet vetëm nëse huamarrësi bankroton dhe garancia duhet të përdoret. 


MË SHUME NGA Ekonomi