13:45 / 27.05.2020
Hotelierët bullgarë janë gati të ofrojnë zbritje çmimesh
49.1 për qind nga hotelet janë gati t’u ofrojnë klientëve periudhë alternative për rezervacionet e tyre. 62.9 për qind kanë ndërmend të zbresin çmimet e paketave, ndërsa 46.7 për qind – të fjetjeve.
Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave gjatë prillit, bazuara mbi anketimin ndër hotelierët të cilët ishin të detyruar të mbyllin hotelet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.























