Arbirazhi do të jetë një ndihmesë e madhe për gjykatat
BKT
Ekonomi

Arbirazhi do të jetë një ndihmesë e madhe për gjykatat

Sokol Elmazaj, Arbitër dhe Kryesues i Këshillit Drejtues në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Amerikane, tha se sa i përket të ardhmes së zgjidhjes së kontesteve në sektorin e sigurimit, arbitrazhi do të jetë një ndihmesë e madhe për gjykatat tanimë të mbingarkuara, si rrjedhojë e avantazheve që ofron si procedurë e zgjidhjes së kontesteve.

Ai në forumin virtual ‘’Arbitrazhi: Mundësi për zgjidhjen e kontesteve në sektorin bankar dhe të sigurimeve’’ të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me programin e USAID për drejtësi komerciale tha se rastet si ato mes shoqërive të sigurimit dhe klientëve lidhur me mosmarrëveshje apo dëmshpërblime dhe çështje të ngjashme, janë të lehta për t’u arbitruar dhe varen nga mbulimi i rastit nga polica e sigurimit brenda kontratës. 


MË SHUME NGA Ekonomi