Britania nis provat klinike me remedesivir të pacientëve me COVID-19
Sharr Travel

Britania nis provat klinike me remedesivir të pacientëve me COVID-19

Ministria Britanike e Shëndetësisë njoftoi të martën për fillimin e provave të reja klinike të trajtimit me ilaçin antiviral remdesivirit të pacientëve me Covid-19.

Në konferencën e tij të zakonshme për koronavirusin në Londër, Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock i quajti provat klinike për ilaçin premtues si "ndoshta hapin më të madh përpara në trajtimin e koronavirusit që prej fillimit të krizës." Ai tha se përparësi për këtë trajtim do të kenë rastet në të cilat përfitimi është më të madh.

Ilaçi remdesivir, i prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead, u miratua për trajtimin e pacientëve amerikanë me Covid-19 në fillim të këtij muaji pasi provat klinike nga Instituti Kombëtar i Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive (NIAID) treguan rezultate pozitive. Pakë kohë më vonë, edhe Japonia e miratoi me një procedurë të shpejtë përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr. Anthony Fauci, tha se ilaçi rezultoi efektiv në shkurtimin e kohës së shërimit të pacientëve me Covid-19, dhe megjithëse nuk ofron "shërim të plotë", ai mund të ofrojë një trajtim i dobishëm.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Hancock gjithashtu njoftoi se të hënën u raportuan 134 vdekje nga Covid-19 në të gjithë Britaninë. Dhe për herë të parë që nga 18 marsi, në Irlandën Veriore nuk u regjistruan asnjë vdekje nga koronavirusi./VOA


MË SHUME NGA Shëndetësi