Ende pa marrëveshje që i siguron Kosovës pavarësi energjetike
BKT
Ekonomi

Ende pa marrëveshje që i siguron Kosovës pavarësi energjetike

Besian Beha

20 prilli i këtij viti, nga shumëkush u vlerësua si ditë historike.

Kjo pas votimit në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji, ku u vendos që Kosova të kontrollojë kufijtë e vetë energjetikë.

Me këtë votim, Kosova do të operonte si zonë e pavarur brenda bllokut energjetik Kosovë-Shqipëri, duke u larguar nga blloku me Serbinë, Malin e Zi, e Maqedoninë e Veriut. Për pasojë, Kosova humbte deri në 10 milionë euro brenda vitit.

Por, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ndërmjet KOSTT-it dhe ENTSO-e që pavarësonte rrjetin energjetik të Kosovës, ende nuk është kryer.

Në KOSTT japin një arsye, pse nuk është finalizuar nënshkrimi.

Sapo të përfundojnë procedurat administrative të ENTSO-E, që ndërlidhen me dokumente të tilla, marrëveshja do të nënshkruhet nga palët dhe do të hyjë në fuqi. Inicimi i procesit të nënshkrimit të Marrëveshjes së re të Kyçjes, sipas ENTSO-E do të fillojë në pjesën e dytë të muajit Qershor 2020”, thuhet nw pwrgjigjen e KOSTT.

Humbjet e Kosovës në fushën e energjetikës do të vazhdojnë, të paktën deri në tetor, kur marrëveshja e re pritet të nis së zbatuari.

 “Marrëveshja e re e Kyçjes KOSTT – ENTSO-E pritet të zbatohet pas përfundimit të përgatitjeve teknike të Operatorëve të Sistemit Transmetues të Evropës Kontinentale dhe Koordinatorit Sëissgrid (Operatori i Sistemit Transmetus i Zvicrës) dhe afërisht kjo pritet të ndodh në Tetor 2020”, bwn tw ditur tutje KOSTT-i.

E njohësit e sektorit të energjisë thonë se në çdo ditë që vonohet nënshkrimi i marrëveshjes së re, Kosova dëmtohet.

"Pagesat i humbim, deri në momentin që kur bashkë me Shqipërinë bëhemi pjesëmarrës në zonën rregullative Kosovë-Shqipëri, prej atij momenti fillon të funksionojë ndryshe", thotë Agron Dida.

Me marrëveshjen e re, KOSTT-it I hapet rrugë për integrim në tregun rajonal, dhe veprim në linjën energjetike Kosovë-Shqipëri.

Një marrëveshje për themelimin e bllokut energjetik ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, ishte bërë në dhjetorin e vitit 2019.


MË SHUME NGA Ekonomi