Greqia do të pakësojë tatimet për daljen më të shpejtë nga kriza
BKT
Ekonomi

Greqia do të pakësojë tatimet për daljen më të shpejtë nga kriza

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis shpalli një plan për ristartimin e ekonomisë. Masat prej 17 mlrd eurosh janë në përkrahje të shëndetësisë, të vendeve të punës dhe turizmit.

Ulen edhe tatimet dhe i sigurohet kreditim biznesit. Livrohen kompensime mujore prej 534 eurosh dhe u paguhen sigurimet sociale nëpunësve me kontrata të ngrira pune. Shteti do të vazhdojë të paguajë 60% të pagave të të punësuarve, të cilët janë detyruar të punojnë me orar të kufizuar të punës. Athina hap dyert për turistët e huaj më 15 qershor. Ministri i Turizmit Haris Theoharis i dha shtetet ballkanike dhe më konkretisht Bullgarinë si shembull të shteteve me të cilat Greqia së pari do të rifillojë turizmin.


MË SHUME NGA Ekonomi