Mazreku: Arbitrazhi mundësi e mirë për zgjidhjen e kontesteve
Sharr Travel

Mazreku: Arbitrazhi mundësi e mirë për zgjidhjen e kontesteve

Është mbajtur forumi i rradhës virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale.

Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, gjersa përmendi se në kuadër të kësaj shoqate ky sistem i zgjidhjes së kontesteve ka ekzistuar para vitit 2006 me listë të arbitrave ekspertë të aprovuar nga Banka Qëndrore, tha se shoqata që ai drejton në bashkëpunim me BQK-në dhe programin e USAID për Drejtësi Komerciale po punojnë mbi promovimin dhe aplikimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit si procese më efikase dhe të shpejta në marrjen e vendimeve të paanëshme mbi kontestet të cilat i trajtojnë.  

Ai gjithashtu theksoi se janë njoftuar të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë që të mbajnë një klauzolë e cila specifikon se palët mund të zgjedhin ndërmjetësimin apo arbitrazhin para se të drejtohen në gjykatë, për zgjidhjen e kontesteve.


MË SHUME NGA Ekonomi