Përdorimi i mundësive alternative mundësi për zgjidhje kontestesh
Sharr Travel

Përdorimi i mundësive alternative mundësi për zgjidhje kontestesh

Është mbajtur forumi i rradhës virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale.

Venera Agani, Kryesuese e divizionit për ankesa nga përdoruesit e shërbimeve financiare në Bankën Qëndrore të Kosovës në forumin virtual ‘’Arbitrazhi: Mundësi për zgjidhjen e kontesteve në sektorin bankar dhe të sigurimeve’’ të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me programin e USAID për Drejtësi Komerciale shtoi se rregullorja mbi përdorimin e arbitrazhit nga sektori i sigurimeve është në fuqi prej kohësh brenda kësaj banke, e megjithatë numri i kërkesave për këtë proces ka qenë i paktë. 

Sipas saj, përdorimi i mundësive alternative është mundësi e mirë, sidomos duke e marrë parasysh faktin se në gjykata lëndët mund të tejzgjaten. Agani përmendi se klientët e Bankës Qëndrore informohen në mënyrë këshillëdhënëse mbi arbitrazhin dhe ndërmjetësim krahas rregullores për sektorin e sigurimeve, gjersa përmendi se në aspektin ligjor bankat nuk janë të mbuluara, e gjithsesi një iniciativë për përfshierjen e tyre do të ishte e mirëseardhur.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi