Mustafa takohet me përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës
Sharr Travel

Mustafa takohet me përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e prodhimtarisë bujqësore, pas gjendjes së krijuar me COVID-19.

Gjatë takimit, ministri Mustafa ka folur në lidhje me masat që ka ndërmarrë ministria që ai drejton për tejkalimin e sfidave në këtë sektor, dhe mundësitë që ofrojnë programet mbështetëse për agrobizneset vendore.

“Gjatë kësaj periudhe kam përcjellë zhvillimet në sektorin prodhues dhe përpunues, duke parë sfidat me të cilat po përballen dhe jemi munduar që përmes masave mbështetëse të ofrojmë përkrahje për agrobizneset vendore në zgjerimin dhe fuqizimin e veprimtarive prodhuese dhe përpunuese”, ka thënë ministri Mustafa.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës kanë falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahjen e ofruar për sektorin prodhues dhe përpunues në vend.


MË SHUME NGA Ekonomi