Qeveria ndihmon Lotarinë e Kosovës
Sharr Travel

Qeveria ndihmon Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë së Kosovës Sh.A. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.