40,8 milionë të papunë deri më tani si pasojë e COVID-19
Sharr Travel

40,8 milionë të papunë deri më tani si pasojë e COVID-19

Departamenti i Punës i SHBA-së njoftoi se mbi 2,1 milionë amerikanë të tjerë janë paraqitur për beneficione të papunësisë javën e kaluar, pasi koronavirusi ka vazhduar të dëmtojë ekonominë e vendit.

Gjithsej 2,12 milionë aplikime për beneficione të papunësisë janë parashtruar në SHBA, që përbën një rënie për 323.000 kërkesa krahasuar me një javë më parë. Shifra është më e ulëta e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit.

Totali dhjetëjavor i amerikanëve që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë tani ka arritur në 40,8 milionë.

Megjithëse pandemia ka shkaktuar humbjen më të madhe në historinë e SHBA-së, shifrat tregojnë se humbjet po ngadalësohen për të tetën javë me radhë pas kulmit prej 6,9 milionësh në fund të marsit, pasi shtetet po fillojnë procesin e rihapjes së ekonomive në nivele të ndryshme.

Shumë biznese u mbyllën ose zvogëluan në masë të madhe operacionet pasi shtetet zbatuan masën e izolimit dhe ndaluan veprimtaritë për të gjithë bizneset thelbësore. Shumica e sistemeve shkollore ndërprenë në mënyrë të ngjashme funksionimin.

SHBA mbetet vendi më i goditur nga pandemia me mbi 1,7 milionë raste dhe më shumë se 102 mijë të vdekur nga COVID-19.