Eksporti i orëve zvicerane goditet nga pandemia, bie me 80% në prill
Sharr Travel

Eksporti i orëve zvicerane goditet nga pandemia, bie me 80% në prill

Eksportet e orëve zvicerane ranë me mbi 80% muajin e kaluar, duke regjistruar shitje vetëm 329 milionë franga, nga 71,7 miliardë franga në prillin e vitit të kaluar. Si eksportet, edhe importet, patën rënie drastike të të ardhurave pas mbylljes së vendit nga pandemia e COVID-19.

Eksportet e argjendarive dhe orëve u goditën më së shumti, por asnjë sektor nuk mbeti i padëmtuar. Madje edhe eksportet farmaceutike dhe kimike morën një goditje prej gati 5%.

Tregjet më të goditura ishin Shtetet e Bashkuara (ulje 30% e eksporteve) dhe Europa (-13%). Shifrat mujore të eksportit në Francë ishin më të këqijat prej 22 vjetësh, ndërsa shitjet e mallrave në Itali ishin më të këqijat që nga viti 2001.

Swissmem, shoqata zvicerane e industrive të inxhinierisë mekanike dhe elektrike, tha se priste që pasojat e plota të pandemisë të ndihen midis firmave prodhuese deri në fund të këtij viti. Ekonomistët parashikojnë një rënie ekonomike që mund të zgjasë me vite./Swissinfo.ch