Guvernatori Mehmeti uron fëmijët për 1 Qershorin
Sharr Travel

Guvernatori Mehmeti uron fëmijët për 1 Qershorin

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar fëmijët për 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Vendi ynë është me fat që ka fëmijë të talentuar dhe shumë të interesuar që të fitojnë sa më shumë dituri. Përgjatë këtyre viteve, BQK-ja i ka kushtuar rëndësi të veçantë edukimit financiar të fëmijëve, mirëpo këtë vit, për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë, BQK-ja nuk ka mundur të organizoj aktivitetet e saj tradicionale të edukimit financiar për fëmijët, por ne urojmë që në vitin e ardhshëm të vazhdojmë aktivitetet e tilla me të cilat synojmë të edukojmë të rrisim nivelin e njohurive rreth parasë dhe financave te fëmijët.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shpall për herë të parë në Gjenevë gjatë Konferencës Botërore të Mirëqenies së Fëmijëve në vitin 1925.