Haradinaj viziton fermerët në Therandë, thotë se qeveria duhet t’i përkrahë
Sharr Travel

Haradinaj viziton fermerët në Therandë, thotë se qeveria duhet t’i përkrahë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Suharekë.

Ai ka vizituar atje biznese e fermerë, për të cilët ka thënë se qeveria në detyrë i ka lënë pas dore, njofton Klan Kosova

Haradinaj ka shtuar se qeveria duhet t’i kompensojë dëmet e shkaktuara nga bershëri për fermerët, duke potencuar se është esenciale që të fuqizohen prodhuesit vendorë, të cilët përpos që janë burim i buxhetit të shtetit, ata sigurojnë edhe pavarësinë ekonomike të vendit dhe krijojnë vende të reja të punës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Gjatë qëndrimit në qytetin e Therandës, vizitova në fshatin Shirokë ndërmarrjen “Termo-Plast”, e cila merret me prodhim të dyerve e dritareve nga alumini dhe plastika, si dhe me përpunim të qelqit. Kjo kompani, eksporton produktin e saj edhe në tregun europian dhe ka rreth 30 të punësuar, duke e bërë tregim suksesi, që duhet të ndiqet edhe nga prodhuesit tjerë vendorë. Poashtu, sot kam parë nga afër zhvillimin e veprimtarisë bujqësore në fermën e Arsim Krasniqit, i cili është kultivues i perimeve, sektor ky që ka pësuar shumë, për shkak të mbylljes së tregjeve përgjatë pandemisë, si dhe nga dëmet e shkaktuara nga breshëri, që duhet kompensuar nga Qeveria. Është esenciale që të fuqizohen prodhuesit tanë, të cilët përpos që janë burim i buxhetit të shtetit, ata sigurojnë edhe pavarësinë ekonomike të vendit dhe krijojnë vende të reja të punës.