Gërxhaliu: Të mbështeten eksportet e produkteve ‘Made in Kosova’
Banka Botërore (BB) ka theksuar se goditjen më të madhe gjatë pandemisë në Kosovë, e kanë marrë punëmarrësit e sektorit privat me 88 për qind, të cilët pavarësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore, bizneset e të gjitha ekonomive po pësojnë humbje, çka rrezikon operacionet dhe aftësinë e tyre paguese.
Në raportin “Tregjet e punës të Ballkanit Perëndimor nën krizën COVID-19”, të publikuar nga Banka Botërore, është theksuar se kufizimet mbi lëvizjen dhe mbajtja e distancës sociale kanë cenuar ofertën dhe kërkesën e krahut të punës, transportin dhe udhëtimet në mënyrë të paprecedentë.
Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, vlerësoi ose dihet të mbështeten prodhimet e Kosovës që janë të dedikuar për eksport.
“Ekonomia e vendit është goditur shumë nga Covid19, dhe eksporti në këto ditë të rënda për të gjithë, është një dëshmi se kemi një mundësi reale për të prodhuar dhe eksportuar. Për të rritur më shumë prodhimet e Kosovës që janë të dedikuar për tu eskortuar në vende të ndryshme të botës, duhet të mbështeten ato dhe për këtë kemi shumë shembuj të vendeve të rajonit të cilat sot japin”, tha Gërxhaliu.
Kurse Njazi Musliu, pronar i kompanisë Eurometal, tha se kompania deri ka eksportuar në vende të ndryshme dhe kjo është një dëshmi se me punë arrihet sukses. “Ne kemi krijuar një traditë, ne eksportojmë produktet metalike sipas standardeve ndërkombëtare. Institucionet e Kosovës, duhet të bëjnë më tepër, pritja e prodhimit të “Made in Kosova”, është mundësi për zhvillim, jo vetëm për kompaninë tonë, por edhe për të gjithë”, tha ai.
Raporti ka rikujtuar se janë mbyllur sektorë të tërë të ekonomive kombëtare: hoteleri-restorantet, tregtia jo e domosdoshme me pakicë, turizmi, transporti dhe një pjesë e mirë e prodhimit dhe pavarësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore, bizneset e të gjitha ekonomive po pësojnë humbje, çka rrezikon operacionet dhe aftësinë e tyre paguese. Më të prekura sipas BB-së, janë firmat e vogla dhe të mesme, si edhe bizneset joformale.
BB-ja ka theksuar se në fund të vitit, Kosova kishte rritjen më të madhe të numrit të personave të punësuar: 6.7 për qind në normë vjetore.
Banka Botërore ka thënë se në dy vitet e fundit në Kosovë dhe në Malin e Zi, pagat janë rritur me mbi 2 për qind. Megjithëse Kosova është vendi me rritjen më të madhe të punësimit, ka ende një sasi të madhe fuqie punëtore të pashfrytëzuar ende.
Në vitin 2019 norma e papunësisë ra në 13.4 për qind, 2.3 pikë përqindjeje më pak se në 2018, ku në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut ra me 3.5 pikë përqindjeje. Por, kur filloi kriza, thuajse një e dyta e popullatës së rajonit në moshë pune qe jo aktive. Në Kosovë, pasiviteti qe rritur madje përpara krizës: 70 për qind të kosovarëve kriza i gjeti pa punë. Megjithëse Kosova është ende shumë mbrapa, sukseset e parë e kanë rritur shkallën e pjesëmarrjes së femrave në mbi 22 për qind të grave në moshë pune.
Derisa përmend të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimore, në raport është thënë se shoqëritë tregtare kanë kaluar me shpejtësi drejt masave mbrojtëse: kanë ndryshuar orarin e punës, kanë bërë shkurtime të përkohshme të orëve të punës, kanë detyruar punonjësit të marrin lejen vjetore, leje pa të drejtë rroge dhe ka pasur edhe shkurtime të vendeve të punës për të përballuar rënien e operacioneve apo madje edhe mbylljen e detyruar.
Kurse, sa i përket Kosovës, Banka Botërore ka përmendur firmat që kanë regjistruar një numër shumë më e lartë punonjësish si rishtazi të papunë, çka tregon se mbështetja për punësim e cila u është dhënë punonjësve të sektorit formal në kuadër të paketës fiskale të qeverisë për situatën e jashtëzakonshme ka kontribuar në formalizmin e punëmarrësve.
Banka Botërore ka theksuar se një shoqatë biznesi në Kosovë ka konstatuar se 84 për qind e firmave të anketuara ose qenë mbyllur plotësisht, ose punonin me kapacitet të reduktuar ose me orare të reduktuar pune, dhe rreth 29 për qind e kishin ulur numrin e punonjësve.
Në Kosovë, hendeku gjinor i cili ekzistonte më parë, sipas BB-së, tregon se vetëm 13 për qind e punonjësve të prekur do të jenë femra.























