Fillon testimi në njerëz i trajtimit me antitrupa kundër Covid-19
Sharr Travel

Fillon testimi në njerëz i trajtimit me antitrupa kundër Covid-19

Prodhuesi i ilaçeve “Eli Lilly” ka njoftuar se e ka nisur fazën e parë të testimit të një trajtimi të mundshmë me antitrupa kundër koronavirusit. Ky është hulumtimi i parë i këtij lloji në botë.

“Eli Lilly” është një nga prodhuesit e ilaçeve dhe institucionet hulumtuese që janë duke punuar për zbulimin e një vaksine kundër sëmundjes së re, nga e cila deri më tani kanë vdekur më shumë se 370 mijë persona në mbarë botën, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Një ilaç i quajtur Remdesivir ka dhënë shpresë për luftën kundër Covid-19 dhe po u jepet pacientëve në disa shtete për përdorim emergjent.

Prodhuesi “Eli Lilly” tha se në fazën e parë të testimit do të vlerësohen siguria dhe tolerance te pacientët e hospitalizuar me Covid-19 dhe rezultatet pritet të dalin në fund të qershorit.

Disa shkencëtarë besojnë se trajtimi me antitrupa kundër koronavirusit është shpresa më e mirë. Përderisa testimi i antitrupave në laborator ka ofruar të dhëna premtuese, hulumtimi i “Lilly”-t është i pari që përfshin testimin e antitrupave në njerëz.

Në këtë testim po synohet që të goditen strukturat e proteinave të virusit përmes antitrupave, të cilët besohet se e bllokojnë hyrjen e virusit në qelizat njerëzore, duke e neutralizuar në këtë mënyrë virusin.


MË SHUME NGA Shëndetësi