PBB këtë vit të tkurret 11 për qind në vend të 8 për qind
Sharr Travel

PBB këtë vit të tkurret 11 për qind në vend të 8 për qind

Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire, tha se presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Francë të tkurret për 11 për qind këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Le Maire, në deklaratën për radion RTL, theksoi se kriza e shkaktuar nga pandemia ka krijuar një tronditje të thellë dhe se ekonomia është ndalur 3 muaj.

Ai bëri të ditur që PBB këtë vit të tkurret 11 për qind në vend të 8 për qind, duke shprehur bindjen se në vitin 2021 sërish do të ngrihen ekonomikisht.


MË SHUME NGA Ekonomi