Volkswagen do të rrisë aksionet e saj në JAC
Sharr Travel

Volkswagen do të rrisë aksionet e saj në JAC

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen (VW) njoftoi se do të investojë 2.1 miliardë euro në dy kompani kineze të automjeteve elektrike.

Volkswagen përmes një deklarate theksoi se planifikon të blejë 50 për qind të aksioneve të partnerit të saj Anhui Jianghuai Automobile Group Holding - JAC Motors. Përveç kësaj.

Volkswagen do të rrisë aksionet e saj në JAC Volkswagen në 75 për qind, me çka të dy investimet kompanisë gjermane do t'i kushtojnë një miliard euro. 

Gjithashtu, Volkswagen do të paguajë 1.1 miliardë euro Gotion High-Tech Co.Ltd, një prodhues kinez i baterive për automjete elektrike, për të blerë 26 për qind të aksioneve të tyre.

Marrëveshja do t'i japë Volkswagen posedimin e aksioneve të prodhuesit kinez të baterive për herë të parë, ndërsa blerja pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2020 sapo të merren të gjitha lejet e nevojshme.

Gjiganti gjerman gjithashtu theksoi se kompania e tyre partnere në Kinë, JAC Volkswagen, planifikon të prodhojë pesë modele të tjera elektrike deri në vitin 2025, për këtë arsye do të ndërtojë një fabrikë tjetër automjetesh.

Herbert Diess, Drejtori Ekzekutiv i Volkswagen (VW), tha se së bashku me partnerët kinezë ata duan të forcojnë më tej "strategjinë e elektrifikimit" në Kinë.

"Sektori i makinave elektrike po rritet me shpejtësi. Në të njëjtën kohë, ekziston një potencial i madh për JAC Volkswagen. Ne jemi duke mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin e prodhimit të qelizave të baterive përmes investimit tonë strategjik në kompaninë Gotion", tha Diess.

Automjetet elektrike kanë disa avantazhe në krahasim me makinat me djegie të brendshme konvencionale, të cilat përfshijnë një ulje të ndjeshme të ndotjes së ajrit urban sepse nuk lëshojnë ndotje nga burimet e tyre të energjisë gjatë operimit, zvogëlojnë emetimet e gazit serë, në varësi të karburantit dhe teknologjisë së përdorur për prodhim të energjisë elektrike për të ngarkuar baterinë dhe më pak varësi nga nafta.

Përkundër përfitimeve të mundshme, pranimi i përhapur i makinave elektrike përballet me disa pengesa dhe kufizime. Makinat elektrike janë dukshëm më të shtrenjta se automjetet me djegie të brendshme konvencionale dhe automjetet hibride elektrike për shkak të kostos shtesë të baterive të tyre litium-jon. Megjithatë, çmimi i baterive po bie me prodhimin në masë dhe pritet të vazhdojë të ulet.

 


MË SHUME NGA Ekonomi