10:43 / 03.06.2020
Qeveria merr përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër për diasporën
Qeveria në detyrë e Kosovës në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, ka planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, për automjetet që hyjnë në vend për vitin 2020.
Gjithashtu, Qeveria mori vendim për miratimin e mekanizmit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale mes dy vendeve.























