Stafi i MSH-së falënderon Vitinë

Stafi i MSH-së falënderon Vitinë

Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë përmes një letre e ka falënderuar ish-ministrin Arben Vitia.

Në këtë letër theksohet se gjatë punës 100 ditore, nuk është vendosur theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

Deri këtu arritëm së bashku. Me shumicën që ndihmuan dhe punuan. Mësuam e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik.
Ne ia dolëm, sepse nuk vendosëm theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti. Dhe, kësaj kërkese me gjithë vështirësitë apo inercitë e zakoneve të dashura të jetës sonë familjare e kolektive iu përgjigjën me mirëkuptim shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës.
Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm.
Në këmbë dhe solidarë.