Levi bullgar mbush 140 vjet
Vetëm dy vjet pas Çlirimit të Bullgarisë (1878) nga zgjedha turke, Principata e Bullgarisë pranoi njësi të vet monetare.
Më 28 maj të vitit 1880 u zhvillua seanca e Kuvendit të Dytë Popullor, në të cilën u miratua Ligji për të Drejtën e Prerjes së Monedhave. Të pranishmit përkrahën idenë e deputetit Josif Kovaçev që kartëmonedha bullgare të mbaj emrin “lev”. Disa ditë më vonë, më 4 qershor të vitit 1880 hyri në fuqi Ligji për të Drejtën e Prerjes së Monedhave në Mbretërinë Bullgare, sipas të cilit levi bullgar me nënndarjen e tij stotinka u caktua monedhë kombëtare.
Në fakt prerja e monedhave në Bullgari daton që nga shekulli i 13-të, kur për herë të parë mbi monedhat u regjistrua emri i pushtetarit bullgar, mbretit Ivan Asen II.
Mirëpo, më shumë për historinë e valutës bullgare mund të lexoni në botimin arkiv të Radio Bullgarisë “Levi dhe stotinka bullgare mbushën 130 vjet”.























