12:49 / 04.06.2020
Qiproja përshpejtoi heqjen e kufizimeve kundër koronavirusit
Me 3 javë Nikozia përshpejtoi heqjen e shumicës së kufizimeve në vend për shkak të Covid-19. Arsye për këtë janë nivelet e ulëta të përhapjes së infeksionit pas lehtësimit të kufizimeve të daljes së shtetasve nga shtëpitë më 4 maj.
Nga 9 qershori hapen qendrat tregtare, aeroportet, hotelet, restorantet, si dhe teatror dhe kinematë në të hapur. Lejohen veprimtaritë sportive pa publik, hapen kopshtet, sheshet sportive. Kufizimi për grumbullimin e më se 10 vetave në vendet publike do të mbetet të paktën deri më 24 qershor.























