Zeka: Kosovës i duhet plan urgjent për rimëkëmbjen
Sharr Travel

Zeka: Kosovës i duhet plan urgjent për rimëkëmbjen

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se presin  bashkëpunim të mirë me qeverinë e re për të përpiluar pakon për rimëkëmbjen ekonomike.

“Ne bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës, kemi propozuar edhe për qeverinë e kaluar planin për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Zeka për RTK.

Sipas tij plani i tyre ka qenë për tu mbështetur biznesi privat. "Ne kemi pasur komunikim me qeverinë e re", tha ai.