Ndërmjetësimi metodë më e lehtë për zgjidhjen e kontesteve
Sharr Travel

Ndërmjetësimi metodë më e lehtë për zgjidhjen e kontesteve

Faton Morina, kryetar i Odës së Ndërmjetësuesve në forumin virtual të organizuar në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale tha se ndërmjetësimi në shoqërinë tonë ka filluar në vitin 2008 ndërsa funksionalizimi i plotë i tij si proces është bërë në vitin 2012, pas licensimit të ndërmjetësuesve të parë nga Ministria e Drejtësisë.

Morina theksoi se avantazhi i ndërmjetësimit qëndron në faktin se palët mund ta përdorin si metodë më të lehtë për zgjidhjen e kontesteve, dhe njëkohësisht si proces më të shpejtë.

Ai potencoi se deri më tani nuk ka ndonjë rast të kontesteve të trajtuara përmes ndërmjetësimit që është kthyer për ri-trajtim, ndërsa theksoi se shpreson që kjo metodë të fillojë të përdoret më shumë nga palët për çfarëdo lloj rasti apo kontesti.