Ndërmjetësimi të përdoret si dispozitë imperative për zgjidhje
Sharr Travel

Ndërmjetësimi të përdoret si dispozitë imperative për zgjidhje

Është mbajtur forumi virtual të organizuar në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale ``Drejtësia Komerciale gjatë COVID19.

Makifete Saliuka, zëvendës kryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në forumin virtual të organizuar në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale ''Drejtësia Komerciale gjatë COVID19: Ndërmjetësimi si mjet efektiv për zgjidhjen e kontesteve'' theksoi se si rezultat i reduktimit të aktiviteteve gjatë pandemisë gjykatat kanë trajtuar vetëm çështjet më urgjente dhe se Komisioni për Administrimin e Gjykatave në planin për menaxhim të krizave ka paraparë edhe mundësinë për mbajtjen e seancave gjyqësore online ku edhe janë realizuar disa seanca të ndërmjetësimit të siguruara nga programi i USAID për Drejtësi Komerciale.

Saliuka shtoi se ndërmjetësimi si proces duhet të respektohet dhe përdoret nga palët dhe gjykatat si dispozitë imperative për zgjidhjen e çështjeve familjare apo ekonomike, dhe se janë vënë themele të qëndrueshme të ndërmjetësimit në Kosovë me anë të të cilit nuk do të shkelet e drejta bazë e çdo njeriu për një gjykim të drejtë.


MË SHUME NGA Ekonomi