Hidrocentrali Reverzibil `Drini`, kyçet në Sistemin Transmetues të Kosovës
Sharr Travel

Hidrocentrali Reverzibil `Drini`, kyçet në Sistemin Transmetues të Kosovës

Sot, më 5 Qershor 2020 Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z.Ilir M. Shala dhe Drejtori i Eurokos DD sh.p.k z.Ylber Shamolli, nënshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës të Hidrocentralit Reverzibil (Pump Storaged Hidro Power Plant) Drini me kapacitet instalues 250 MW.

Është ky projekti me gjigant, me kosto totale mbi 300 Mil EUR dhe kosto të aseteve të transmisionit mbi 27 Mil EUR, që do të kyçet në Rrjetin Transmetues të Republikës së Kosovës. Këto investime do të jenë direkt të mbuluara nga Eurokos DD sh.p.k.

Ky hidrocentral do të kyçet në nënstacionin e KOSTT, NS Prizreni 2, me ç ‘rast do të bëhet edhe rindërtimi i nënstacionit në fjalë dhe do të kalojë në nivel 400 kV, pra NS 400/220/110 kV - Prizreni 2 në Nashec (Prizren).

Projekti do të ndërtohet në Zhur dhe pritet të kompletohet në fund të vitit 2023.