Një kompani që përpunon hekur nuk e ndali punën as në kohë pandemie
Kompani të ndryshme nuk kanë importuar produkte kryesisht ushqimore në vend. Por, është dikush që e ka bërë të kundërtën. Një kompani që merret me përpunimin e hekurit, nuk e ndali asnjëherë prodhimin dhe eksportin në vende të Bashkimit Evropian.
Derisa gjithçka u mbyll në Kosovë për shkak të pandemisë Covid 19, kompania e Njazi Musliut nuk e ndali eksportin e produktit të tij në shtetet evropiane. Ai një gjë të tillë po e bën edhe tash.
Musliu po përcjell për herët të fundit ngarkesën që pas disa minutave do të niset për Gjermani. Ai është ndër të vetmit që përpunon çelik për shtetet e BE-së.
“Nuk e kemi ndërpre pjesa më e madhe kemi punu dhe kemi qenë të angazhuar. ngarkesat janë për gjermani, janë 4 maune që shkojnë për gjermani, gjatë kësaj jave vec se janë të ngarkuara, kurse pjesa tjetër janë për javën që vjen, pastaj 3 maune për Zvicër…”, tha ai.
Musliu thotë se nuk punën nuk e ka ndaluar pasi natyra e punës nuk i ka rrezikuar punëtorët në asnjë rast. Ai thotë se edhe me punëtorë është stabil.
Në Kosovë nuk prodhohet çelik, edhe pse vendi është i pasur më minerale të ndryshme. Por, Musliu thotë se lëndën e parë e merr në rajon, ndërsa e përpunon në fabrikën e tij tash e disa vjet.
“Furnizimi kryhet prej rajoni, prej Tisen grup që është ...materiali jonë është i një cilësie evropiane sepse ne punojmë me cilësi evropiane. Në Kosovë përpunohet çeliku", tha Njazi Musliu nga kompania “Eurometal”.
Nga ana tjetër, Banka Botërore ka parashikuar rënie të eksporteve.
Visar Krasniqi, RTK























