Mbështetja e sektorit privat baza e zhvillimit të ekonomisë
Rishikimi i termocentralit “Kosova e Re”, ndërtimi i autostradës së Dukagjinit dhe ndërtimi i Qendrës së Skijimit të Brezovicës janë vetëm disa projekte madhore që kanë zënë vend në programin e Qeverisë Hoti për t’u realizuar gjatë mandatit të tyre Qeverisë.
Në këtë kuptim, Qeveria vë theksin te privatizimi i pjesshëm i Telekomit të Kosovës përmes një strategjie të qartë pas sanimit të gjendjes aktuale.
Qeveria po ashtu synon të përdorë mjetet e privatizimit, duke marr në konsideratë kërkesat e kreditorëve dhe detyrimet e tjera të ndërmarrjeve që janë nën Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Synimi i saj është që këto mjetet të përdoren vetëm për investime kapitale në infrastrukturë apo kapital njerëzor, si për projektet energjetike, rivitalizimi i Trepçës.
Mbështetja e sektorit privat për Qeverinë është baza e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Premtohet krijimi i kushteve për punësim të qëndrueshëm, duke promovuar konkurrencën e lirë
Në masat për sektorin privat flitet për rritjen e kapaciteteve të inkubatorëve të biznesit; funksionalizimi i zonave industriale; fuqizimin e Fondi Zhvillimor dhe skemës garantuese për kredi; mbështetje për ndërmarrjet e orientuara drejt eksportit dhe ato në sektorët e mallrave të tregtueshme.
Në politikat tatimore Qeveria synon të mbledhjen efikase të të hyrave. Ndërsa masat kryesore janë: bashkimi të ATK-së dhe Doganës, duke themeluar Agjencinë e të hyrave, përmes së cilës do të mundësohej thjeshtësimi i proceseve dhe kostoja më e ulët për tatimpagues.
Zvogëlimi i ekonomisë joformale është një tjetër synim i Qeverisë së re.
Qeveria premton investime të mëdha në transportin hekurudhor, mbështetur edhe në donacione dhe kredi të buta ndërkombëtare. Premtohet përgatitja e projektit për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë si dhe ndërtimi i stacionit intermodal në mes të Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Qeveria promovon furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke promovuar alternativat e reja për furnizim me energji dhe gaz natyror.
Në programin e saj Qeveria ka promovuar edhe eliminimin e të gjitha monopoleve.
Qeveria premton t’i rikthej konkurset publike me mbikëqyrje të Ambasadës Britanike.
Qeveria premton liberalizim dhe diversifikim të tregut të sigurimeve dhe synon të anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Të investimet e jashtme Qeveria premton se do të zhvillohen kapacitete për promovim dhe mbështetje të investitorëve strategjikë dhe të huaj, në veçanti tek ata me orientim eksportues, raporton RTK.
Ndër prioritete, Qeveria synon të anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë, ndërsa premton investime në teknologji informative, duke e përfshirë Kosovën në “Free Roaming Zone” në Evropë.























