Stafi i QKMF-së në Miradi hyjnë në vetizolim
BKT
Shëndetësi

Stafi i QKMF-së në Miradi hyjnë në vetizolim

Stafi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Miradi të Fushë Kosovës ka hyrë në vetizolim.

Fshati Miradi e Ulët në Fushë Kosovë ka disa raste aktive me Covid-19, të cilët para disa dite kanë marrë shërbime mjekësore në QKMF e pastaj kanë rezultuar pozitivë kështu duke e quar stafin mjekësorë në vetizolim.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Fushë Kosovë, Osman Maxhera.

“Ne i kemi dërguar punëtorët shëndetësorë në vetizolim pasi ditë më parë kanë kontrolluar pacientë të cilët pastaj kanë rezultuar pozitivë më koronavirus”.

“Momentalisht është mbyllur dhe po bëhet dezinfektimi i objektit dhe deri sa të jetë gati pastaj do të dërgojmë staf shëndetësorë që do të punojnë një ditë po një ditë jo”, deklaroi Maxhera


MË SHUME NGA Shëndetësi