Për tre muaj në Klinikën e Neonatologjisë u trajtuan 1 mijë e 918 foshnje
BKT
Shëndetësi

Për tre muaj në Klinikën e Neonatologjisë u trajtuan 1 mijë e 918 foshnje

Gjatë tre muajve të fundit, Klinika e Neonatologjisë ka ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për të gjitha foshnjat, përkundër situatës së krijuar si pasojë e virusit COVID-19.

Në një publik të QKUK-së thuhet se në këtë klinikë janë trajtuar 1 mijë e 918 foshnje me probleme të natyrave të ndryshme.

72 prej tyre janë transferuar nga spitalet regjionale, përfshirë edhe ato private, për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton Indeksonline.

Kurse nga numri i përgjithshëm, në Neonatologji janë pranuar 149 foshnje të lindura para kohe,  teksa në kujdesin intensiv janë nënshtruar 223 foshnje.


MË SHUME NGA Shëndetësi