Në Vushtrri 120 raste aktive me coronavirus
BKT
Shëndetësi

Në Vushtrri 120 raste aktive me coronavirus

Sot në Vushtrri janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me coronavirus derisa një person tashmë rezulton i shëruar nga virusi.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Sylejman Meholli thotë se rasteve të reja me COVID-19 u dihet burimi i infeksionit.

“Janë kontakte familjare ose kontakte nga vendi i punës me persona që më herët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Meholli ka treguar edhe numrin e rasteve aktive me coronavirus në Komunën e Vushtrrisë.

“Aktualisht kemi 120 raste aktive me coronavirus. Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve si pasojë e kontakteve”.

Meholli thotë se të prekurit janë të moshave të ndryshme dhe fillojnë nga mosha 6 vjeçare.

Drejtori i Shëndetësisë thotë se sot në Vushtrri janë marrë rreth 50 mostra rezultatet e të cilave pritet të dalin nesër.

Ai thotë se rastet e kontakteve janë në vet izolim deri në pritje të rezultateve dhe janë duke u monitoruar nga institucionet përgjegjëse.

 

 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi