Së shpejti në treg kartëmonedha më e re, më e madhja deri tani
Preja më e madhe parasë e nxjerrë në emetim deri më tani do të dalë në qarkullim në tremujorin e fundit të këtij viti dhe fjala është për kartëmonedhën e re 10 mijë lekë.
Banka e Shqipërisë ka nisur prezantimin e serisë së re të kartëmonedhave që ka 6 prerje, 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re më e fundit tashmë, 10000 Lekë.
Nuk është prezantuar ende imazhi i kartëmonedhës 10,000 lekë që del për herë të parë në treg, por sipas vendimit të Këshillit të Mbikëqyrjes, kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’ dhe gjithashtu një varg të zgjedhur nga ‘Himni Kombëtar’.
Deri tani në treg janë hedhur kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë ndërsa këtë vit do të hidhen kartëmonedhat 10,000 lekë dhe 1,000 lekë, në tremujorin e fundit të vitit 2020. Përsa i përket kartëmonedhës 2,000 lekë do të hidhet nga fundi i vitit 2021.























