Cakolli: Presim që autoshkollat javën tjetër të lejohen të punojnë
BKT
Ekonomi

Cakolli: Presim që autoshkollat javën tjetër të lejohen të punojnë

Kryetar i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, tha se po kundërshtojnë moslejimin e veprimtarisë së autoshkollave.

“Në kërkojmë që sa më shpejt të na lejohet puna”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij autoshkollat janë në gjendje të rëndë. “Ne kemi kandidatë që kanë paguar për autoshkolla, ne takuam Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, i cili na ka premtuar zgjidhje. Ne patëm paralajmëruar protestë, por e anuluam”

Ndryshe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dje ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, bashkë me përfaqësuesit e tjerë, Afrim Islami dhe Driton Presheva.

Ministri Abrashi ka dëgjuar të gjitha kërkesat që autoshkollat kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre. Ai tha se e kupton shqetësimin e tyre për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19. Me këtë rast, u zotua se brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave dhe mbajtjes së testimeve. Federata e Autoshkollave të Kosovës, shprehën mirënjohje për gatishmërinë e ministrit Abrashi që të dëgjojë dhe trajtojë kërkesat e kësaj kategorie.


MË SHUME NGA Ekonomi