Gjermania planifikon të zgjasë kufizimet e udhëtimit
Qeveria gjermane paraljameron një zgjatje të kufizimit të udhëtimeve në më shumë se 160 vende të botës jashtë Bashkimit Europian deri në 31 gusht.
Kabineti gjerman pritet të miratojë zgjatjen e kufizimeve për të penguar përhapjen e koronavirusit në mbledhjen e sotme, më 10 qershor.
Sidoqoftë, kufizimet e udhëtimit për të ashtuquajturat vendet e treta jashtë BE-së mund të hiqen më herët për disa vende që plotësojnë kritere të caktuara siç janë nivelet e ulëta të infeksionit, një sistem shëndetësor efikas, rregullat e higjenës dhe kapacitetet e larta të testimit.
Ministri i Jashtëm Heiko Maas ishte i pari që vendosi kufizimet e udhëtimit më 17 mars dhe i zgjati ato deri në mes të qershorit.
Javën e kaluar, Gjermania vendosi të heqë kufizimet për 31 vende europiane nga 15 qershori e më tej.
Këto përfshijnë 26 vendet partnere të Gjermanisë në BE, si dhe Mbretërinë e Bashkuar, e cila sapo është larguar nga BE, dhe katër vendet e zonës pa kufij të Shengenit që nuk janë anëtare të BE-së: Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Ndalimi do të hiqet në 15 qershor, megjithatë për Spanjën dhe Norvegjinë do të ketë një datë të mëvonshme.
Heqja e kufizimeve do të zëvendësohet me këshilla të detajuara të udhëtimit për secilin vend individual./Reuters























