Kuçi e Selimi diskutojnë për implementimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ka vizituar Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, ku u diskutua për planin e rimëkëmbjes ekonomike, që si bazë do ta ketë sundimin e ligjit në implementimin e saj, raporton EO.
Kuçi njoftoi se u dakorduan që sundimi i ligjit të jetë bazë e planit të rimëkëmbjes ekonomike. Nga aty ai theksoi se së shpejti do ta jetë gati baza ligjore për ta mundësuar implementimin e kësaj pakoje.
“Sot jemi me ministrin e Drejtësisë për të dhenë mesazhin se sundimi i ligjit është bazë e zhvillimit ekonomik. Biseduam për koordinimin mes dy ministrive për sundim të ligjit dhe planin e rimëkëmbjes ekonomike për te krijuar një bazë ligjore sa më shpejt që është e mundur për të bërë implementimin e pakos”, u shpreh Kuqi.
Ndërkaq Selimi ofroi mbështetje për planin e rimëkëmbjes për ekonominë e tregut dhe sektorin privat.
“Jam i lumtur që sundimi i ligjit është baza e planit të rimëkëmbjes ekonomike. Me kapacitetet që i ka MD, ne do të jemi në dispozicion të plotë për ketë plan. Ky plan ka filluar si i nevojës për një rimëkëmbje të ekonomisë dhe sektorit privat”, tha Selimi.























