Balija: Sektori bankar do të vazhdojë me kreditimin e ekonomisë
BKT
Ekonomi

Balija: Sektori bankar do të vazhdojë me kreditimin e ekonomisë

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija, ths se presin një dinamikë të shtuar nga Qeveria dhe Kuvendi në miratimin e pakove dhe ligjeve në mbështetje të sektorit financiar për një ri ngritje sa më të shpejtë ekonomike.

Sektori bankar do të vazhdoj me kreditimin e ekonomisë por kërkohen konsultime me sektorin bankar dhe veprime konkrete nga ana e institucioneve, si Qeveria po ashtu edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Janë një numër çështjesh që duhet adresuar sa më parë në mënyrë që të hapet rrugë ringritjes ekonomike. Unë do të theksoja që pako shtetërore e ringritjes ekonomike duhet të përmbajë masa të gjera dhe gjithëpërfshirëse për garanci të kredive dhe subvencionim të interesit për sektorët të cilët janë goditur financiarisht nga pandemia. Gjithashtu duhet të rritet mbulushmëria e garancive kreditore deri në 100% dhe të mos përjashtohen fermerët e vegjël nga ky mekanizëm financiar. Për më tepër, bankave duhet të ju mundësohet që të kërkojnë zbatimin e garancive pa shkuar më parë në gjykatë.

Për më tepër, sipas Kryeshefit Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave, ligjet në vijim duhet të trajtohen me prioritet nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës:

1. Ligji për Bankat

Shoqata e Bankave të Kosovës ka propozuar që ky ligj të procedohet në Qeveri dhe në Kuvend pasi që ka disa vite që ka ngelur në shqyrtim dhe se ligji ekzistues nuk i përmbush kërkesat aktuale të sektorit bankar dhe kërkesat e tregut. Janë paraparë një sërë ndryshimesh të cilat do të përafronin legjislacionin bankar të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

2. Nënshkrimi elektronik dhe dixhitalizimi i ekonomisë

-Ka shumë përfitime që duhen realizuar nga mundësia e nënshkrimit elektronik. Sektorit bankar, respektivisht klientëve të bankave do ti ndihmonte shumë pasi që do të kursente kohën e tyre në raste të hapjes së llogarive nga distanca, marrjes së kredive si dhe autorizimeve të ndryshme në sektorin e shërbimeve bankare. Kjo do të ndihmonte edhe bizneset tjera që të dixhitalizojnë operacionet e tyre dhe te bëjnë biznesin e tyre në platformat dixhitale. Prandaj, Shoqata e Bankave të Kosovës është duke zhvilluar konsultime me Ministrinë e Ekonomisë për të avancuar në këtë çështje por nevojitet mbështetje institucionale për të miratuar udhëzimet e nevojshme dhe për të vënë në funksion këtë mundësi të cilën tanimë ekonomitë e zhvilluara ka dekada që e kanë implementuar dhe po përfitojnë përmes këtij procesi.

3. Gjykata Komerciale

Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për të trajtuar lëndët gjyqësore të natyrës komerciale mund të bëhet përmes funksionalizimit të Gjykatës Komerciale. Kjo kërkesë është bërë para disa vitesh dhe është shumë e rëndësishme për sektorin bankar dhe për rritjen e kreditimit të bizneseve me kushte më të mira. Rritja e efikasitetit të gjykatave në zbatimin e kontratave të kontestuara është edhe një nga kërkesat me prioritet që Shoqata e Bankave të Kosovës ka adresuar në institucione. Qeveria e re do të duhej ti jepte prioritet kësaj çështje në mënyrë që sa më parë të zgjidhen me dhjetëra mijëra lëndë komerciale që kanë ngelur në gjykata, me ç’rast do të liroheshin miliona euro në qarkullim dhe në funksion të ekonomisë e vendit.


MË SHUME NGA Ekonomi