15:08 / 11.06.2020
44 lindje për 7 ditë në Spitalin e Mitrovicës
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë në 7 ditët e fundit kanë ardhur në jetë 44 foshnje, ku, 34 kanë qenë lindje normale dhe 10 lindje me prerje ceziariane.
Nga 44 foshnjet e posalindura, 24 janë të gjinis mashkullore dhe 20 gjinisë femrore.
10 gra, janë bërë nëna për herë të parë.























