Polonia ndihmoi shumë kosovarët gjatë luftës të vitit 1999

Polonia ndihmoi shumë kosovarët gjatë luftës të vitit 1999

Shkruan: Haxhi Dulla

Dita e 12 qershorit 1999 më gjeti në qendrën regjionale të Kryqit të Kuq  Polak në Smoszewo, jo larg kryeqytetit ku isha i angazhuar si përkthyes pranë këtij institucioni për ndihmë humanitare ndërkombtare për refugjatët nga Kosova.

Në ditët më të vështira për popullin shqiptarë në Kosovë, kur hordhit barbare të policisë dhe ushtrisë serbe po ekzekutonin pa mëshirë popullatën e pambrojtur shqiptare, duke i larguar nga trojet  e tyre shekullore,
qeveria polake, (sikur edhe ato të shteteve tjera)mori vendin për strehim të mbi një mijë refugjatëve nga Kosova.
Në Smoszewo, pranë lumit Wisła (shq.Vistula) ishte i vendosur  grupi i parë me shqiptar nga Kosova, ku ishin kryesisht, persona në moshë  dhe gra me fëmijë, disa nga të cilat kishin burrat dhe djemt e tyre duke mbrojtur vatanin  në rradhët e UÇK-së.
Lajmi për përfundimin e luftës në Kosovë, ishte lajm që përloti (lot gëzimi) të gjithë shqiptarët që ishin në këtë qendër strehimi e që njëherit ishte edhe qendër shkollore për persona me të meta të dëgjimit dhe të folurit(shurdhmemec) ku ishin prezent çdo ditë rreth 50 persona polak kryesisht të rinjë.
Edhe ata (polakët) edhe pse nuk mund të shprehnin gëzimin e tyre  me fjalë u hodhën në valle bashkë me  shqiptarët...

Ishte një ndjenjë që vështirë përshkruhet.!

Gjatë kohës sa refugjatët nga Kosova ishin në këtë qendër strehimi, ata u integruan shumë shpejtë në jetën e përditshme të mjedisit ku jetonin.
Falë iniciativës dhe përkrahjes së intelektualit shqiptar nga Kosova që ponjashtu ishte me familjen e tij refugjatë nga Kosova, zotit Nebih Bunjaku që dikur ishte drejtor i njërit nga gjimnazet e kryeqytetit, dhëndrrit të tij Ismet Fazliu, profesor i artit, dhe disa të tjerë, që ndoshta po u mbetem borgj pa i përmend, refugjatët u mirëpritën nga banorët lokal përreth. Në ditët në vazhdim, kur temperaturat arrinin mbi 35⁰C, refugjatèt tanë kosovar u angazhuan që me punë vullnetare të i ndihmonin bujqit dhe kooperuesit  për mbledhjen e perimeve (sezoni i dredhëzave)gjest ky që krijoj një miqësi edhe më të ngrohët mirësie e bujarie mes shqiptarëve dhe prodhuesve bujqësor të asaj ane... 
Prifti i fshatit,
ks.Waldemar Nowak, në kishën katolike, çdo ditë mbante meshën në intencë të mbarimit të luftës në Kosovë.Ai disa herë në ditë  në emër të besimtarëve të tij, vizitonte refugjatët tanë, duke u sjellur gjëra të nevojshme.
Ato ditë numri i refugjatëve u shtua me një foshnje  të re të prindërve nga një vendbanim i rrethit të Drenicës. Foshnjës së re iu dhurua një karrocë fëmijësh të stilit mbretror, dhuratë kjo nga zonja  Ludgarda, bashkëshortja e ish kryeministrit të athershëm polak e më pastaj kryeparlamentarit të BE,  Jerzy Buzek.
 Është e pamundur me pakë shkronja të përshkruhet atmosfera disa mujore që ishte  në atë kohë gjatë qëndrimit të refugjatëve kosovar në Poloni. Vlenë të cekët ndihma e madhe e Ambasadës së SHBA dhe asaj të Kanadasë, të cilët ishin gjithëmon afër  kosovarëve.

 Sot kur kremtojmë një datë të rëndësishme,  e shohë të rrugës që në emrin tim dhë të kryesuesit të Shoqatës së  miqësisë Poloni-Kosovë  @shoqatapolonikosove ,të falemnderoj të gjitha institucionet polake për ndihmë e përkrahje për  strehimin  refugjatëve nga Kosova...
URIME DITA E ÇLIRIMIT !