Rastet e reja me Covid-19: 18 Vushtrri, 18 Prishtinë, 11 Istog...
Ditët e fundit janë rritur dukshëm raste me Covid-19 në Kosovë. Sonte pozitiv rezlutluan 53 raste, ndërsa 7 pacientë janë shëruar.
Rastet e reja janë, 18 nga Vushtrria, 18 nga Prishtinë, 11 nga Istogu, 3 Rahovec, dhe nga 1 në Fushë Kosovë, Viti dhe Pejë.
“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste. Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë. Sot më 13 qershor 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 928 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.























