Rikthimi eventual i masave të izolimit do të ishte bombë për ekonominë
BKT
Ekonomi

Rikthimi eventual i masave të izolimit do të ishte bombë për ekonominë

Duke marrë si referencë statistikat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me Covid -2 numri i të prekurve nga kjo pandemi ka shënuar ngritje që përbënë një shqetësim. Rikthimi eventual i masave paraprake të izolimit do të ishte një bombe për ekonominë e vendit dhe buxhetin e Kosovës. Një alarm i tillë është dhënë nga ekspertë të ekonomisë dhe komunitetit të biznesit.

Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se situata ekonomike dhe sociale ne Kosovë është mjaft shqetësues e si pasoj e pandemisë së Corona Virusit 19 si dhe e mos stabilitetit politik që ne momente të caktuara është edhe më shqetësues se Corona virusi.

“Kosova ka hy ne krizë me krizë sepse ne fillim te vitit kemi qene pa qeveri, pa buxhet të miratuar , pa rezerva shtetërore dhe pa buxhet rezervë. Efektet ekonomike te Corona virusit janë mjaft të mëdha dhe sot lirisht mund te thuhet se Kosova sot veç ballafaqohet me pandemi ekonomike dhe sociale si pasoj e goditjes ne veçanti të sektorit privat”, tha Gërxhaliu për Kosova.info.

Rikthimi eventual i masave të izolimit si pasojë e ngritjes së të prekurve konsiderohet se mund të jetë katastrofike për ekonominë e vendit. Gërxhaliu konsideron se nuk është zgjedhje mbyllja e ekonomisë dhe rënia e konsumit.

“Në qoftë se do te përsëritet mbyllja e ekonomisë prapë si pasoj e Corona virusit atëherë vërtetë do te mund te flitet për efekte enorme negative për ekonomin vendore. Edhe sot përkundër hapjes se ekonomisë efektet negative vërehen ne çdo sektor ekonomik e ne veçanti rënia e fuqisë blerëse dhe rënia e konsumit ne përgjithësi. Kur kësaj i shtohet edhe fakti i goditjes edhe te diasporës sonë kudo ne bote atëherë mund te paramendoni sa e vështir do te jetë rimëkëmbja ekonomike”, tha ai.

Prandaj sipas tij nuk duhet lejuar mbyllje të ekonomisë vendore dhe karantinim por duhet te vi ne shprehje dora e shtetit për të mbështetur ekonomin vendore si ne vendet tjera te Evropës dhe botes e ne veçanti sektorin privat ne Kosovë.

“Deri sa shtetet tjera kane draftu masat e katërta e pesta te rimëkëmbjes ne Kosovë nuk ka përfunduar ende faza e parë emergjente për paga prej 170 Euro. Prandaj mbyllja eventuale dhe karantinimi prapë i Kosovës do te varrosje e te menduarit ekonomik ne Kosovë e ne veçanti goditje direke e stabilitetit social që mund të shndërrohet ne bombë te kurdisur për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Abazi: Urgjentisht të operacionalizohet pakoja emergjente

Një alarm për këtë e ka dhënë edhe eksperti i bankave dhe menaxhimit financiar Milazim Abazi marrë parasysh që pasojat e izolimit ishin mjaft dëmtuese si për ekonominë, ashtu edhe për buxhetin.

“Pasojat e izolimit prej 2,5 muajsh do te kenë efekte negative për shumicën e bizneseve për një periudhe një vjeçare, ndërsa një numër i vogël, veç kane falimentuar. Efektet e izolimit te deritanishëm deri me 30 qershor 2020 ne buxhetin e Kosovës mund te jene deri 300 milion Euro, ndërsa deri ne fund te vitit mund te ketë ulje te buxhetit deri ne 500 milion, për shkak se një numër i kompanive do te falimentojnë, një numër i kompanive do te punojnë me humbje ose me fitime te zvogëluara si dhe deri ne 50 mijë punëtor mund ti humbin vendet e punës dhe nuk do te paguajnë tatime ne paga”, shprehet ai në gjuhën e shifrave për efektet negative që reflektohen aktualisht si pasojë e pandemisë.

Andaj sipas tij, Qeveria duhet urgjentisht te beje operacionale pakon emergjente për ekonominë, e cila duhet te arrijë vlerën e 8-10 për qind te Bruto Produktit Shoqëror Vjetor te Kosovës.

“Nëse kjo pakete vonohet, Kosova ne 2020 mund të ketë tkurrje ekonomike deri ne 8%. Jam kundërshtar i kthimit te masave izoluese, por nëse ka nevoje duhet te forcohen kontrollet e distancimit social si dhe bartja e maskave dhe dorezave ne vendet e punës”, tha Abazi për Kosova.info.

Shahini: Më goditura sektori privat, vendit i duhen investime të huaja

Kthimi eventual i pandemisë në Kosovë ngjashëm me valën e parë do të mund të kishte ndikim të madh për ekonominë që sipas Agim Shahini nga AKB do të ishte goditja e dytë e tërë sistemit ekonomik, politik, shëndetësor, kulturor, sportiv sepse Kosova.

“U pa në valën e parë të pandemisë se është e papërgatitur për katastrofa natyrore dhe qeveria aktuale nuk duhet të dështoj sikurse qeveria e kaluar në të gjitha fushat ekonomike dhe politike duke u thirr në pandeminë shëndetësore”, tha Shahini për Kosova.info.

Shahini konsideron se qeveria e vendit duhet të bëjë një strategji gjithëpërfshirëse për menaxhim të pandemisë eventuale, të mbrojtjes së shëndetit, ekonomisë, të qytetarëve të vet duke barazua me të gjithë qytetarët e vendit të mirën dhe të keqen, pavarësisht a vjen nga sektori privat apo publik, sepse deri më sot goditjen më të madhe e ka marr sektori privat, punëtorët e sektorit privat, kurse ata të sektorit publik i kanë marr të gjitha privilegjet sikur të kenë punuar me orar të plot 8 orë në ditë.

“Humbjet për këta tre muaj në sektorin privat llogariten që mund të jenë mbi 350 milionë euro, pa llogaritur humbjet e investimeve të jashtme dhe dërgesat nga remitencat. Humbjet në investimet e huaja dhe dërgesat nga diaspora deri më tani konsiderohen se janë mbi 40%, dhe e vetmja shpresë është që qeveria e re të hap Kosovën për investimet e huaja pa kushte dhe remitenca pa kushte duke ofruar shërbim revolucionar ekonomik që Kosova të bëhet vend ku thith investitorë dhe investime sikur të njohur me emrat “Tigrat aziatik””, tha ai./kosova.info


MË SHUME NGA Ekonomi