MPMS-AKB sektori privat punëdhënësi më i madhë në Kosovë
BKT
Ekonomi

MPMS-AKB sektori privat punëdhënësi më i madhë në Kosovë

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini sot realizuan një takim pune me Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se sektori privat është punëdhënësi më i madhë në vend dhe si i tillë duhet të përkrahet nga Qeveria -MPMS është njëra nga ministrit me përgjegjësi te larte ndaj punëdhënësve dhe punëmarrësve duke mos anashkaluar edhe rastet sociale për te cilën në të kaluarën kemi qenë bashkërisht partner  në krijimin e shumë ligjeve dhe udhëzimeve që prioritet e kanë zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër varfërisë dhe zvogëlimin e informalitetit 

Gjatë takimit u diskutuan shumë çështje me rëndësi si : Ligji i Punës, Paga minimale, Siguria dhe shëndeti i punëtorëve në Punë, Marrëveshja e përgjithëshme kolektive , 

z. Skender Reçica, Minisër i MPMS së pari falmnderoi delegacionin e AKB-se për këtë takim dhe tha se AKB është partnere e Këshillit Ekonomik Social dhe se shumë shpejt do të takohemi në KES  dhe  do ti inicojmë bashkarisht në Qeverinë e Kosovës për  të aprovuar të gjitha këto çështje që janë me prioritet për Punëdhësit, Punëmarrësit dhe Qeverinë e Kosovës me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.


MË SHUME NGA Ekonomi